Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Sherr në Durrës, i riu plagos me thikë 59-vjeçarin për një telefon

14 Gusht 2019, 12:17| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 13:26

  • Share

DURRËS- Një sherr ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 59-vjeçar. Autori është M.P 19-vjeç banues në Durrës ndërsa i plagosuri ka mbetur 59-vjeçari Q.Xh banues po në qytetin e Durrësit.

Ka qenë policia rrugore që menjëherë pas plagosjes ka arrestuar autorin e kësaj plagosje. 59-vjeçari për shkak të goditjes plagën e ka marrë në ijen e djathtë, por pas mjekimit ai i ka lënë ambientet e spitalit. Shkak për këtë sherr është bërë një telefon. I dëmtuari kishte një dyqan të vogël ku tregtonte pjesë këmbimi celularësh. Autori i ka kërkuar një celular të përdorur 59-vjeçarit por sipas këtij të fundit i riu nuk dukej mirë nga shëndeti mendor dhe i ka thënë që nuk shes celular por pjesë. Më pas i riu e ka qëlluar por fatmirësisht pa pasoja serioze për shëndetin.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në këtë konflikt.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?