Një konflikt mes dy vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve mbrëmjen e sotme në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.
Zarif dhe Shpëtim Konja, banues në këtë zonë, janë përfshirë fillimisht në një sherr fizik, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Konja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, por të shtënat nuk e kanë prekur mbi të. Pas ngjarjes, vëllai që ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë gjahu dhe katër gëzhoja. Nga të shtënat janë dëmtuar një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhi.
Vëllai tjetër Shpëtim Konja është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ose që mund të kenë dijeni.
Ende nuk janë të qarta arsyet që çuan në përplasjen mes dy vëllezërve Konja.
Njoftimi i Policisë
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Komente
