Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes kunatave në Pogradec, njëra pajiset me urdhër mbrojtje! Burri dhunon gruan në Maliq

14 Janar, 16:35| Përditesimi: 14 Janar, 16:41

  • Share

Një 48 vjeçare ne Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Një tjetër rast dhune është shënuar në Maliq. Siç njofton policia një grua ka marrë urdhër mbrojtje pasi dhunohej nga burri i saj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje".

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?