Dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj

VIP & Spektakël

Sherr mes kushërirave! Beatrix dhe Anxhelina nuk flasin me njëra-tjetrën, dalin provat

3 Dhjetor 2018, 21:51| Përditesimi: 3 Dhjetor 2018, 22:06

  • Share

Nëse i ndiqni në Instagram me siguri keni vënë re postimet e shumta që kishin së bashku dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Por nga kjo marrëdhënie e ngushtë prej motrash, dy vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën dhe faktet i kanë nxjerrë zbuluar.

Prej kohësh nuk komentojnë dhe as nuk pëlqejnë më fotot e njëra-tjetrës në rrjetet sociale. Madje Anxhelina dhe Beatrixa nuk e ndjekin më  njëra-tjetrën në Instagram, nëse u hidhni një sy listës së ndjekësve, e vërtetoni këtë gjë.

Për më tepër, ditët e fundit që Anxhelina kishte ditëlindjen, urimi i Trixës nuk u pa askund. Kush të jetë bërë shkak për këtë zënkë vallë?!

Anxhelina dhe Beatrix nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?