Foto ilustruese

Sherr mes një çifti në Tiranë, gruaja 6 muajshe shtatzënë godet me thikë në gjoks bashkëshortin

19 Tetor 2023, 12:14| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 12:29

  • Share

Një plagosje me thike është regjistruar dje në zonën e Kombinatit, burime bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve dhe gruaja e ka qëlluar me thikë burrin, ky i fundit ka marrë plagë në gjoks dhe ndodhet në spital, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar e jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga komisariati numër 6 gruaja nuk mund të arrestohet pasi ka një fëmijë të mitur 1 vjeç dhe është shtatzënë, referuar ligjit është e pamundur që gruaja të arrestohet.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshorten e cila ka shprehur pakënaqësi për sjelljen e burrit dhe së fundmi kanë pasur konflikte.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?