TIRANË- Tre efektivë të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra nga drejtori i Policisë, Tonin Vocaj. Tre efektivët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mesnatë në Tiranë. Efektivët Hamit Sallaku, Mariglen Sallaku dhe Denis Sallaku, anëtarë të një familjeje, kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55. Ata janë shoqëruar nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur. Gjatë shoqërimit ata kanë kundërshtuar forcat ‘Shqiponja’
Hamit Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1. Mariglen Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2. Ndërsa, Denis Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Ska njeri me te ndyr po te kapi keq kerkon vetem lek rrin gjith diten neper lokale duke pire e ngacmon kamarjeret dhe i ben presjon qe po sju binden do ti shoqeroi ne komisjarat e din gjith alidime
PërgjigjuPolicët kanë zili njëri-tjetrin sepse ca zhvasin kur të tjerëve u takon veçse punë e përplasje. Gjithashtu policët nuk janë budallenj që të mos kuptojnë se shefat e tyre janë të korruptuar sepse janë gjithë ditën në rrugë. Me 55 mijë lek rrogë dhe kokën në rrezik kur nëpër inspektoriate shtetërore janë bërë miliarderë, duket sikur nuk shkon!
PërgjigjuTURP QË PUNONJËSI I POLICISË PI PIJE ALKOLIKE,TË PËRJASHTOHEN URGJENT ËSHTË MASA MË E PARË PËR ATA,DROGAXHINJ ËSHTË MBUSHUR POLICIA E SHTETIT,ÇBËJNË STRUKTURAT TI PASTROJNË HERË PAS HERE KËTA PINJOLLË E INJORANT