Policia greke

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 30-vjeçari goditet disa herë me thikë! Në gjendje të rëndë

8 Shtator, 09:41| Përditesimi: 8 Shtator, 09:43

  • Share

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas nëj sherri me thika në një lokal në Greqi. Media greke, ‘Protothema’ raporton se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të shtunën në qytetin Heraklion të Kretës.

Sherri nisi mes klientëve brenda në ambientet e lokalit dhe më pas ka vijuar edhe jashtë. Sipas medias greke, shqiptari është goditur me thikë disa herë nga një shqiptar tjetër. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ndërkohë, shqiptari i plagosur rëndë ndodhet në spitalin në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?