Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes taksistëve në Sarandë, 32-vjeçari plagos rëndë me sëpatë të riun! Arrestohet autori që punonte si taksist i palicencuar

27 Qershor 2021, 11:24| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 15:21

  • Share

Një 32- vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi ka plagosur rëndë me dashje një 24-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, pasi i plagosuri punon taksist i licencuar, ndërsa autori i palicencuar.

Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, i plagosur ka mbetur 26-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive, pranë Bulevardit në Sarandë.

‘Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 27/06/2021 12:10

    Ju thoni taksixhista. Njori qenka taksi. tjetri osht paleje barrbon tirone ka shku dhe punon në mynyr te paligjsme në sarand. Ai tjetrin paguka taksat e leje dhe plagose . Hajde shtet hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?