Kronikë

Sherr mes dy të miturve në Maliq, 14-vjeçari godet disa herë me thikë bashkëmoshtarin (VIDEO)

16 Maj, 14:43| Përditesimi: 16 Maj, 17:28

  • Share

Maliq- Një sherr mes dy djemve të mitur është regjistruar mesditën e sotme në Maliq. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.

Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.

Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë dhe sipas pretendimit të tij ky ka qenë edhe motivi i sherrit.

I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital,  jashtë rezikut për jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 17:25
Plagosja e të miturit në Maliq / Flet nëna dhe gjyshja e autorit të ngjarjes për Report Tv: Djali na ankohej se i plagosuri e tallte shumë (VIDEO)

 

Nëna e autorit të një prej të miturve që u përfshinë në një sherr në Maliq ka folur rreth ngjarjes së ndodhur. Sipas intervistës që ka dhënë për Report Tv, nëna e autorit ka thënë se ai e tallte herë pas here djalin e saj dhe se ai ankohej për të.

Nga ana tjetër, nëna e djalit ka thënë se ata ziheshin shumë dhe ka pasur dhe herë të tjera debate mes dy adoleshentëve.

Ajo thotë se djali kishte ardhur në shtëpi para sherrit, por nuk e kishte parë nëse ai kishte marrë thikën me vete. Më pas, nëna e autorit thotë se lajmin e mori vesh nga policia.

“Erdhi nga shkolla dhe tha do iki të luaj me fëmijët. Nuk e dija, se isha në shtëpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët, por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin. Ai ka folur me familjen, por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do kini asnjë grindje, mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prapë u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia, thjesht kur më thanë që është zënë me thikë. Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shtëpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja, më pas erdhi te unë, në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete, tha duhet të gjejmë dhe thikën. Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova. Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka pasur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit, të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem, se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq.”-tha nëna e autorit

Nga ana tjetër, për kamerën e Report Tv ka folur dhe gjyshja e autorit të ngjarjes, e cila ka thënë se djali pas ngjarjes ka ardhur në shtëpinë e saj dhe i ka thënë se është zënë me të plagosurin se e tallte shumë. Më tej, gjyshja ka thënë se nuk ishte në dijeni që ngjarja kishte shkuar në këto përmasa.

“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti, se unë djalin e kam të ndarë. Më tha,  nëna, u zura me atë djalin që më tallte shumë. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha, unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën. Që më shtriu i pari në tokë, unë siç lëviza, tha, e zuri thika. Nga këtu shkova te i jati, më doli gjyshja, i tregova, po thërriste ajo dhe ka të drejtë, nuk i zemërohem dot. Më tha, djalin e çuam në Korçë, o bëhet, o nuk bëhet. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim të gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur. Ne djalin e kemi në Korçë, na tha, po mos hajdeni, se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë. U kthyem, gjetëm policinë, i pyetëm, na thanë po kërkojmë thikën. E tallnin shumë djalin, më shumë pa shkollë djali se me shkollë. Ca e tallnin andej, ca i thoshim, do shkosh në shkollë se s'bën. Më tallnin, thoshte, po pse, nuk e di. Ju kam vajtur në shtëpi, nuk e di unë e shkreta. Nuk janë shokë klase. Ne ankoheshim tek këta, djalin e tallte dhe vinte në shtëpi duke qarë. Ne familjarët na thonin do i flasim djalit dhe do e zgjidhim. Ju thoja, po na mbetet djali pa shkollë, djali është në klasë të shtatë. I thoshim: shko tek mësuesi, zër dhe drejtorin. Një thikë të vogël kishte, e gjeti policia, nga shtëpia do e ketë marrë. Thikë e shtëpisë ishte, një që qëronim mollë. Unë nuk e dija që ishin zënë, po bëja drekën kur erdhi ai duke qarë. Unë po i thoja: çfarë na bëre, ai u hutua më shumë. Shyqyr që është djali mirë, në radhë të parë për ata, por edhe për ne. Ata e kanë në dorë, mos zihen as me nusen, as me djalin, mos i dalin djalit përpara, t’i thonë, ç’më bëre djalit. Këtë duam ne. Ne në shkollë nuk jemi ankuar, tek prindërit e djalit kemi."-tha gjyshja e autorit. 

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?