Kronikë

Sherr mes të rinjve në Lezhë/ Njëri i plagosur rëndë në spital, tjetri në kërkim nga Policia

11 Prill, 13:32| Përditesimi: 11 Prill, 13:58

  • Share

Lezhë-Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Të rinjtë fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të katedrales në qytet. Ndërsa më pas sherrin e kanë vijuar në rrugën e kalasë në lagjen ‘Varosh’.

Sipas burimeve për Report Tv një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesen e kokës ku po merr mjekim në spital.

Ndërkohë autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia. Gjithashtu dyshohet se edhe ai ka marrë marrë disa dëmtime.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se i riu që është në kërkim duket se e ka përplasur të plagosurin në xhamin e parë të një makine.

"Rreth orës 11:30, në qytet, shtetasi R. M. dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin F. Gj., gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për motive të dobëta.  Shtetasi F. Gj. është dërguar në spital, për mjekim.  Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në qytet, për kapjen e autorit të dyshuar", informoi sot policia. 

  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 11/04/2025 13:46

    Rrace e poshter vetem mendjen per sherre dhe lufte e kemi , kurre nuk kemi per te ber prokopi o njerez te mbaruar qe keni ngel akoma te epoka e gurit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?