Foto ilustruese

Sherr mes të rinjve, qëllohet me thikë 19-vjeçari në Sarandë

10 Janar 2021, 17:21| Përditesimi: 10 Janar 2021, 17:34

  • Share

SARANDË- Plagoset një i ri në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 19-vjeçar, banor i Sarandës.

19-vjeçari me inicialet P. A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë. Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun teksa është vënë në djekje të autorit të identifikuar si M. B. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?