Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes tre grave në një qendër estetike në Tiranë, shpallen në kërkim dy prej tyre

12 Qershor 2021, 14:19| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 14:27

  • Share

Një trajtim në një qendër estetike, që do të duhej të shërbente si disa minuta qetësie, nuk ka rezultuar i tillë për tre gra në Tiranë.

I.Gj., 39 vjeçe dhe A.D., 35 dhe L. Rr., 33 vjeçe janë përfshirë në një konflikt me njëra-tjetrën në një qendër estetike në bulevardin 'Bajram Curri'.

Policia bën me dije se 39-vjeçarja, së bashku me 35-vjeçaren, janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr.. Kjo e fundit ka marrë plagë të lehta si pasojë e goditjeve. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?