KORÇË - Konflikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit. E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenët duke publikuar materiale të turpshme në faqen e Instagramit.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do ti merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.
Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M. administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.
Komente
