Kronikë

Korçë/ Sherr mes vajzave në lokal, qëllohet me gotë e reja që publikonte në rrjetet sociale foto denigruese të minorenëve

5 Maj, 20:44| Përditesimi: 6 Maj, 15:36

  • Share

KORÇË - Një 17-vjeçare është goditur me gojë në fytyrë nga një e re gjatë një konflikti në një lokal në lagjen nr.2 të qytetit, pranë bulevardit "Republika".

Vajza që ka goditur me gotë ujë, e identifikuar me inicialet F.D. është shpallur në kërkim nga blutë, ndërsa 17-vjeçarja e plagosur mësohet të jetë e mitiura me inicialet P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenët duke publikuar materiale të turpshme në faqen e Instagramit.

"Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën',-njofton policia. 

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do ti merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M. administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?