Vëllezërit Berisha, Patrisi dhe Roberti me nuset përkatëse, Tuna dhe Nora

VIP & Spektakël

Sherr mes vëllezërve Berisha?! Roberti publikon videon dhe tregon të vërtetën e marrëdhënies me Patrisin

20 Janar 2019, 19:32| Përditesimi: 20 Janar 2019, 19:44

  • Share

Para disa muajsh vëllezërit Berisha u vunë në qendër të mediave për shkak të konflikteve që filluan të lindnin mes tyre. Roberti e bëri të qartë që nuk kishte aspak marrëdhënie të mirë me nusen e vëllait, këngëtaren Altuna Sejdiu.

Për shkak të këtyre problemeve, Robi tregoi në një intervistë që nuk do të shkonte në asnjë festë familjare me Norën. Nga ana tjetër, i ftuar në një emision, Patrisi tha se për të e vetmja gjë që ka rëndësi është familja e tij, Tuna dhe djali i tyre Tian.

Pavarësisht nuseve, dy vëllezërit kanë treguar së fundmi se i duan fëmijët e njëri-tjetrit dhe e respektohen shumë. Ishte Roberti ai që publikoi në rrjetet sociale një video në të cilën shihet në një ambient shtëpie. Në video duket Rene, vajza e Robit dhe Norës që luan me shkopin e një timpani dhe të gjithë qeshin. Familja duket mjaft e lumtur dhe marrëdhënia mes dy vëllezërve Berisha qenka mjaft e mirë, për të gjithë ata që ende kishin dyshime.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?