Xhixho 'përplaset' me kryebashkiakun e Kamzës: Kur do të bëhet shkolla 'Ibrahim Basha'? Eja në dëgjesë publike me qytetarët

12 Shtator 2022, 15:44| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 15:54

  • Share

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka qenë sot në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz, ku kanë nisur punimet për rikonstruktimin e saj. Xhixho ka shkuar në Bashkinë Kamëz ku ka pasur edhe një debat me kryebashkiakun Rakip Suli. Ajo i ka kërkuar atij të bëjë me dije se kur do të jetë gati shkolla për të nisur mësimin nxënësit. Xhixho dëgjohet se i thotë që e kishte ftuar në një dëgjesë publike me prindërit në orën 08:00 , por Suli nuk kishte shkuar. Ky i fundit dëgjohet teksa i thotë ta bënin dëgjesën në orën 13:00.  

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta protokolloja. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave”.

“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për çdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.


Lajmi kryesor:

Partia e Lirisë në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz: 900 fëmijë nuk do të bëjnë dot mësim, bashkia s'u paguan transportin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?