Elbasan/ Konflikt mes fqinjëve, djali lyen murin me benzinë dhe i vë flakën! Komshinjtë: Më parë ai ka pasur probleme me familjen

13 Janar 2021, 17:25| Përditesimi: 13 Janar 2021, 18:23

  • Share

Një sherr mes fqinjëve në Elbasan i ndodhur gjatë ditës së sotme ka agravuar, duke bërë që një i ri të lyejë murin me benzinë dhe ti vërë flakën.

Pas sherrit i riu  Ndriçim Zekthi, i ka vënë flakën murit, por që është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hajdaran dhe deri në këto momente nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë konfliktin mes fqinjëve.

Report Tv mëson se nga konflikti nuk ka pasur persona të lënduar, por deri më tani janë shoqëruar disa persona. Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vpo vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

1610558002_161055745877777777.jpg

 

Ora 18:12
Konflikti në Elbasan, flasin fqinjët: Djali që i vuri zjarrin murit, më herët ka pasur probleme me familjen

Flasin fqinjët lidhur me konfliktin e ndodhur pak më parë në Elbasan, ku Ndriçim Zekthi më pas i ka vënë flakën murit.

Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.

“Nuk e di si ka nisur ngjarja. Unë e ka shtëpinë më larg. Ka ndezur benzinë dhe ka hedhur letrën. Nuk është i sëmurë ai. Më parë ka pasur konflikte me familjen e tij”, tha ajo.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?