Policia në stadiumin e Cërrikut

Sport

Sherr në fushën e blertë, ndërpritet ndeshja Mirdita-Sopoti! Futbollisti gjakos gjyqtarin, izolohet në dhomë, por arratiset nga dritarja

5 Maj 2021, 18:19| Përditesimi: 5 Maj 2021, 19:35

  • Share

Fusha e blertë është kthyer sërish në një arenë sherri. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në stadiumi  “Nexhip Trungu” të Cërrikut gjatë ndeshjes që po luhej midis Sopotit dhe Mirditës. Në fund të pjesës së parë lojtari i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke i shkaktuar dëmtime deri në gjakosjen e tij.

Futbollisti  është ndëshkuar me karton të kuq për gjestin antisportiv dhe është izoluar në dhomat e zhveshjes dhe u lajmëruar policia, por ai është arratisur nga dhomat e zhveshjes duke u hedhur nga dritarja e tualetit.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të tij, ndërsa lojtarët e Mirditës bashkë me stafin po merren në pyetje në komisariatin e Cërrikut.

Ora 19:34
Futbollisti gjakos gjyqtarin gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, FSHF: Dënojmë dhunën, drejtuesit e klubeve të shmangin akte të tilla

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar  incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita në stadiumin e Cërrikut, ku futbollisti i Mirditës goditi dhe gjakosi gjyqtarin Klajdi Qëndraj.

FSHF njofton se organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin. FSHS i bën thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll.

Sherri ndodhi në minutën e 44-t të ndeshjes, ku një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit Klajdi Qëndraj, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?