Sherr në Malësi të Madhe, plagoset një 65-vjeçar me drapër, kapet autori

29 Maj 2020, 11:51| Përditesimi: 29 Maj 2020, 12:16

  • Share

Një person në Malësinë e Madhe është plagosur me drapër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale Gj. P. 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spital. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?