LUSHNJE- Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të zhvilluar në brendësi të një lokali në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Agron Dervishi në lagjen “20 Tetori” i cili edhe ka qëlluar me thikë 41-vjeçarin G.D, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë pasi morën informacionin se një njeri i plagosur mbërriti në spitalin e Lushnjës,
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Agron Dervishit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.
Përveç Agron Dervishit policia ka arrestuar edhe Arjan Tabaku i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarje dhe nuk ka kallëzuar.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" Agron Dervishi ., 49 vjeç, banues në Lushnjë.