Pamje nga vendngjarja

Sherr në një pikë karburanti në Lezhë, shqiptari nga Kosova konfliktohet me sende të forta me dy punonjësit! Një i lënduar

5 Gusht 2023, 20:35| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 21:31

  • Share

LEZHË- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një shqiptar nga Kosova është konfliktuar me dy punonjës të një karburanti. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur 37-vjeçari nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Shqiptari nga Kosova, M.M.,është përfshirë në një konflikt fizik me dy punonjësit e karburantit, N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur sherri, ndërsa 37-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dy punonjësit e karburantit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Gjithashtu, gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 06/08/2023 12:15

    bjerini shqipe njeri tjetrit sa me fort ...

    Përgjigju
  • Turi: 05/08/2023 21:39

    Po keta vijne per pushime apo per sherr ? Sa njerez te trashe ka kjo bote

    Përgjigju
    • Edvin: 06/08/2023 08:21

      E gjete fajtorin ti o cop ari?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?