Komisioni hetimor parlamentar i Sterilizimit dhe Check-up është përfshirë nga debatet e forta në orët e para të së enjtes, por pa dhënë rezultat pasi ish ministri Ilir Beqaj nuk arriti të dëshmojë.
Partia Demokratike ka reaguar duke e quajtur kërcënim këtë hyrje të Beqajt dhe akuzon mazhorancën për bllokimin e komisionit.
SKANDALI NË PARLAMENT!!!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!
Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!
As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!
Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.
Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.
E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!
Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.'
Lajmi kryesor:
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
S.G/ReportTv.al