Bota

Sherr në PE, kryeministri polak akuzon BE-në për shantazh! Von der Leyen: Nuk iu lejoj të minoni vlerat e unionit! 3 masat ndëshkuese që pritet të merren ndaj Polonisë

19 Tetor 2021, 17:35| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 19:33

  • Share

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian se po ushtron shantazh ndaj Polonisë duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj saj. Morawiecki debatoi ashpër me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursuala von der leyen. Ky debat në Parlamenti Evropian erdhi për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE-së.

"Shantazhi nuk duhet të jetë një metodë e politikës," tha Morawiecki.

Von der Leyen tha se do u kundërpërgjigjej vendimeve të Polonisë dhe nuk të lejojë që ajo të minojë vlerat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Morawiecki BE -në se po tejkalon fuqinë e saj.

“Komisioni Evropian do t'i përgjigjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë. Ne nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të rrezikohen. Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian.”, tha Von der Leyen.

Sipas disa sondazheve të kryera, polakët mbështesin qëndrimin e vendit në BE, prandaj dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Poloni, pasi janë të shqetësuar se kundërshtimi i qeverisë ndaj unionit, mund të sjell largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian.

Çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese?

Më datë 7 tetor Gjykata Kushtetuese e Polonisë mori vendimin që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore. Sipas Gjykatës Kushtetuese disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Për këtë arsye, sipas saj gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Masat që pritet të marrë Von der Leyen ndaj Polonisë

Sipas, von Der Leyen janë tre opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë.

1.Hapja e procedurave ligjore për shkeljen që ka bërë Gjykata Kushtetuese me marrjen e vendimit.

2. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

3. Polonisë ti hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ende nuk ka miratuar fondin prej 57 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID. Ky fond nuk do t’i miratohet derisa mosmarrëveshja mes BE-së dhe Polonisë të zgjidhet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/10/2021 02:18

    Polonia ka disa probleme me BE,si trajtimi i emiganteve,aborti,te drejtat humane,te drejtat e grupeve LGPT,etj.Te mendosh ku ishte dhe si eshte katandisur atdheu i Les Valeses,duhet thene qe Polonia ka hyre ne nje tunel vertigoje,nga zor se do te dale,po nuk pati nje reagim te forte me vote nga populli.Vendi ku filloi lufta per demokraci ne Evropen Lindore,pak nga pak po kthehet ne autokraci tipike lindore.

    Përgjigju
  • Xheladin: 20/10/2021 00:46

    Me duket se dhe polonia do beje te njejten gje si anglia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?