Bukurosh Zagradi

Kronikë

Sherr për një gardh në Peshkopi, babë e bir qëllojnë me 8 thika efektin e policisë! Arrestohet njëri prej tyre

9 Janar 2020, 14:38| Përditesimi: 9 Janar 2020, 17:52

  • Share

PESHKOPI- Një konflikt i vjetër për një gardh është bërë shkak i një sherri ditën e sotme në Peshkopi, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Bukurosh Zagradi, efektiv policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit.

Babë e bir kanë qëlluar efektivin e policisë me 8 thika, i cili aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ngjarjes është kapur vetëm babai R. M. i cili është shoqëruar në komisariat, ndërsa po vijon operacioni për arrestimin e të birit, A.M.

Ora 17:39
FOTO/ Ky është polici i plagosur në Peshkopi, u qëllua me 8 thika nga babë e bir pas sherrit për një gardh

1578588077_bukuroshzagradi.jpg

Report Tv siguron foton e Bukurosh Zagradit, policit të plagosur nga babë e bir në Peshkopi pas sherrit për një gardh. Mësohet se ai është qëlluar me 8 thika dhe tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një nga autorët R. M. ndërsa vijon puna për kapjen e të birit, A. M. 

Komento

Komente

  • Gjorm: 09/01/2020 16:57

    Robe neandërtalë si nuke marine vesh ky populle? Nuk shikojne e degjojne si vriten për nje llafe goje? Kur do ndryshoje ky popull? Jazek!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?