Kronikë

Durrës/ Sherr në plazhin e Kavaleshencës, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të plazhit

20 Korrik, 07:53| Përditesimi: 20 Korrik, 10:03

  • Share

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme (i njohur si Kavaleshenca) në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin në plazh dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Përplasja ka nisur pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kjo ka shkaktuar një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Sipas burimeve, punonjësi u ofendua dhe u shty nga të rinjtë, duke e hedhur në tokë. Situata u përshkallëzua për pak minuta, por fatmirësisht u neutralizua falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, shumica e të cilëve janë punonjës policie, që ndodheshin pranë dhe arritën të qetësonin palët.

Në lidhje me konfliktin nuk ka pasur asnjë  njoftim në policinë e Durrësit, duke e mbyllur rastin me aq, por për disa pushues të pranishëm ngjarja është tejet shqetësuese pasi lidhet me sigurinë në një plazh që duhet të jetë nga më të sigurtët./ Top Channel

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 20/07/2025 14:34

    Prandaj kercet grushti se eshte privat. Po te ishin punonjesit e ministrise nuk do kishte shanc te plaste grushti

    Përgjigju
  • loni: 20/07/2025 09:25

    Kavalishenca e MPB eshte kthyer ne nje plazh teresisht privat, ku cdo individ akseson kundrejt pageses. Cdo individ paguan fillimisht parkingun dhe me pas paguan cadren. Nuk ka absolutisht lidhje me punonjesit e MPB. Keto punonjes mund te hyjne me leje-hyrje, por mbi 90% jane ndivide qe paguajne parkingun dhe cadren. E gjitha (kjo skeme) administrohet nga drejtuesi i Kavalishences Ahmet Doda dhe familjare te tij. Kavalishenca e MPB (Ministrise Puneve te Brendshme), si institucion publik eshte kthyer ne biznes (plazh) teresisht privat nga Ahmet Doda, nga librazhdi (kusheri i Taulant Balles) dhe familjaret e tij. Mire qe vijen bregdetare e kane bere teresisht private, por dhe institucionet qe jane ne kete vije jane kthyer te tilla.

    Përgjigju
  • joti: 20/07/2025 08:10

    Kavalishenca e MPB ke degraduar tërësisht dhe kjo ka ndodhur sepse duan ta privatizojnë,ajo është kthyer në biznes nga ata që drejtojnë aty 90% e pushuesve janë civilë që skanë fare lidhje me të por i blejnë fletët me çmime të larta me një fjalë hajdutëri në dritën e diellit.AUTORITETET PËRGJEGJËSE DUHET TË VËNË DORË NË KËTË KORRUPSION.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?