Policia e Shkodrës në vendngjarje

Kronikë

Sherr në Shkodër, pronari i lokalit goditet me thikë nga klienti, identifikohet autori

12 Gusht 2018, 15:23| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 19:38

  • Share

SHKODËR- Një sherr banal ka ndodhur në lagjen rus, ku një pronari i një lokali, Shyqyri Ahmetaj 50 vjeç, është qëlluar me thikë nga një klient pas një debati të momentit. Nga informacionet e paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobëta.

Ndërkohë është identifikuar autori i dyshuar, Y. Sh. 40 vjeç banues në Shkodër. Ndërsa 50-vjeçari i plagosur,  u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta. 

Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Ora 19:27
Qëlloi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, policia arreston 44 vjeçarin

Shkodër-  Pasi qëlloi me thikë pronarin e një lokali në lagjen rus, në prangat e policisë ka rënë Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Mësohet se pas një debati të çastit, Shabanaj qëlloi me thikë në krah Shyqyri Ahmetajn, 50 vjeç, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër 

Në vijim të informacionit ku ka mbetur i plagosur shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: 

Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76/22 e 279 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Kafsha: 12/08/2018 17:26

    Neandërtalë egërrsira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?