Spitali Shefqet Ndroqi dhe Dashamir Çakja

Kronikë

Sherr në spitalin 'Shefqet Ndroqi', laboranti godet me gërshërë infermierin 37-vjeçar! Shpallet në kërkim

23 Shtator, 12:26| Përditesimi: 23 Shtator, 13:27

  • Share

Një sherr ka ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Policia bën me dije se dy punonjës të spitalit janë përfshirë në konflikt që ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerës,

Sipas ‘bluve’ të kryeqytetit, Mikel Osmani me detyrë infermier në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, është qëlluar me gërshërë, nga laboranti Dashamir Çajka.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se shkaku i sherrit kanë qenë përplasja për pacientët. Mësohet se 32-vjeçari me detyrë laborant, e ka qëlluar infermierin e Sanatoriunit, me gërshërë në pjesën e krahut.

Mikel Osmani ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka shpallur në kërkim Dashamir Çakjan.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

Ora 13:22
Plagosi me gërshërë infermierin në spital, del FOTO e laborantit Dashamir Çajka, pas sherrit u arratis

1758626620_dashamirajka.jpg

Personi që shihni në foto është Dashamir Çajka, me detyrë laborant në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, i cili plagosi me gërshërë kolegun e tij, Mikel Osmani me detyrë infermier pas një konflikti për motive banale.

Konflikti ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit ndërsa pas ngjarjes, Dashamir Çajka është larguar dhe policia po punon për arrestimin e tij.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?