Çështja e dosjes së Ilir Metës dhe sjellja e Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj ishte tema e një debati të ashpër mes deputetit Flamur Noka dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv. Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.
Debati
Noka: Përrallat me spiunë nuk i ha më njeri. Nuk ka gjë më kriminale dhe të turpshme se të marrësh dhe të arrish dhe të bëhesh skllave i përversiteteve të Ramës dhe regjimit dhe të sajosh dosje për Presidentin e Republikës i kalon kujfitë e kriminales, është e neveritshme. Po pse e bën Rama këtë? Sepse ai ka bërë gjithçka për të asgjësuar shqiptarizmën në këtë vend. Dhe do t’i kthehet gjithçka kundër. I rikthehet gjërave të tilla. Asgjë nuk e ndalon nga humbja. Para zgjedhjeve do të ketë zhvillime politike të rëndësishme, greva, protesta. Edi Rama mund të rrëzohet para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Vangjeli: Më lejoni t’ju them se përtej emrit të saj të përveccëm mund t’ju them se gurë, shkopinj, drurë, e gjithçka tjetër, duhet t’ia jepni të ngjashmëve tuaj. Thoni që e ka e ka bërë Rama apo Balla, por Genta Sula është një qytetare shqiptare. Është e vërtetë që vjen nga një familje e prekur nga regjimit dhe që dje dhe sot për hir të ëndrrës së saj, për hir të ëndrrës së saj dhe ambicies së saj pozitive për të shërbyer, është një zonjë që është administratore njëlloj si të ishte qytetare gjermane që punonte në një institucion në Berlin dhe burokrate njëlloj sikur të punonte në një institucion të ngjashëm në Skandinavi. Është një shërbëtore publike ekselente.
Noka: Burrin e ka biznesmen, për interesa ekonomike të burrit të saj lejoi keqpërdorimin dhe u bë skllave e regjimit duke fabrikuar dosjen.
Vangjeli: Është krejt e kundërta dhe e vërteta do të dalë ndryshe.
Ndërkohë që Flamur Noka foli edhe për bisedimet për bashkim në PD.
“Jemi në bisedime por ka vullnet gjithçka arrihet. Mendoj se ka mundësi për zgjidhje. Demokratët kanë interesa të përbashkët. Takimi i parë ka qenë shumë pozitiv, edhe i dyti po ashtu. Bisedime bëhen çdo ditë. Ne duam të bëjmë një front të madh opozitar. Bisedimet mes nesh nuk kanë nevojë të bëhen lajm i madh”, tha ai.
Ndësa i pyetur për kandidatin në Tiranë, Noka tha se: “Një kandidat me profil politik mendoj se do të motivonte të gjithë strukturën dhe një kandidat që nuk e motivon strukturën është problem. Koha ka vërtetuar që me kandidatë politikë rezultatin. Unë nuk përjashtoj në mënyrë absolute askënd. Unë si Sekretar i Përgjithshëm i partisë nuk mund të them asnjë emër. Të gjithë kandidatët që përmendin janë një mijë herë më të mirë se Erion Veliaj”.
Ku eshte katandis PD..... Flamur Noka ne drejtim ?! Na thote dikush kur ka ardhur ky ne Tirane ? Kur ka qene ne kinema per here te pare ? Po ne Stadium ? Po TV kur do te kete pare ? Sa mund te jete valle,lista e librave qe ka lexuar ?? Injorance e gjalle ! Sala nga Tropoja,Muli nga Kukesi..... o none ku jemi e cfare presim nga PD'ja.Tironci
PërgjigjuMagjari i partis antishqiptare partis wc Flamuri pa bisht bën politik . Çfar tmerri një IDJOT i till politikan ky njeri svlen as për pastrush wc jo më politikan. Mjer Shqipria me flamurat pa bisht.
PërgjigjuO zot kur ben politik edhe Flamur Noka Ky njerimos mbeft qen e gomar ne Shqiperi pa ber politik Po ky injorant nuk di te lidhi dy fjal dhe jo te dal e te flas neper televizor Keta njerez te pa ditur injorant na turperuan Shqiperin
PërgjigjuGlamir Nok Magjari..
Përgjigju