Foto Ilustruese

Kronikë

Sherr në Tiranë, 4 vajza konfliktohen me një 37- vjeçare, nis hetimi në gjendje të lirë ndaj tyre

11 Mars, 17:21| Përditesimi: 11 Mars, 17:23

  • Share

TIRANË-Policia e Tiranës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 4 vajza, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta më një 37- vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në ‘Rrugën e Kavajës’. 

Të rejat që u konfliktuan me 37- vjeçaren janë identifikuar si J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe, pasi në Rrugën e Kavajës janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetase 37-vjeçare’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?