Beyonce dhe Jay Z

VIP & Spektakël

Sherr në koncertin e Beyonce, fansi i dehur ngjitet në skenë, balerinët e rrahin (Video)

27 Gusht 2018, 12:28| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 12:34

  • Share

Koncerti i divës botërore është përfshirë në një kaos mbrëmjen e kaluar. Gjithçka ka ndodhur pasi një fans i dehur është futur në skenë dhe ka ndjekur nga pas Beyonce dhe Jay Z. Menjëherë djali në fjalë është pikasur nga balerinët të cilët i janë ‘vënë nga pas’ pasi e kanë kuptuar qëllimin e fansit.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video ku shihet përleshja e shkaktuar mes balerinëve dhe fansit. Sipas Fox News, ekipi organizues i koncertit ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe është shprehur se djali që hipi në skenë ka qenë i dehur. Nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq dhe për këtë arsye Beyonce dhe Jay Z nuk do të ngrenë padi ndaj tij.

 “Ju njoftojmë se askush nuk është lënduar gjatë incidentit, ndërsa znj. dhe z. Carter (Beyonce dhe Jay-Z) nuk do të ngrenë padi ndaj personit,”- thuhet mes tjerash në komunikatën e stafit organizues të turneut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?