Një 42-vjeçar me iniciale D. Xh., nga fshati Zenisht i Matit ka rënë në pranga, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup një 54-vjerçareje me iniciale N. Sh.
54-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
"Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasen N. Sh., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.", njofton Policia