Foto ilustruese

Kronikë

Sherr për motive banale, arrestohet 29 vjeçari në Berat që dhunoi punonjësin e ujësjellësit

27 Gusht 2020, 09:51| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 09:53

  • Share

BERAT- Një 29 vjeçar nga Berati është vënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e ujësjellësit.

Mësohet se për motive të dobëta, 29 vjeçari me iniciale D. P., banues në fshatin Qereshnik të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj  punonjësit  të Ujësjellësit me iniciale B. Sh., 59 vjeç,

Punonjësi ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?