Foto ilustruese

Sherr për pronësinë/ Qëlloi me armë në drejtim të fqinjit të tij, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

25 Shtator 2020, 11:10| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 11:13

  • Share

TIRANË- Një 51 vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të fqinjit të tij.

Pas një konflikti për motive pronësie me fqinjin e tij me iniciale G. B., me vetëgjyqësi 51 vjeçari me iniciale G.N. ka qëlluar në drejtim të tij, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?