Sherr në Pogradec, dy të rinj plagosin me mjete të forta një 65 vjeçar

29 Korrik 2020, 16:00| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 16:11

  • Share

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 33 vjeçarin me iniciale E. L., pasi ka plagosur një person. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 30 vjeçari me iniciale E. N., të dy banues në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e e quajtur "Ura e Selcës" në fshatin Vërri, ku dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me 65 vjeçarin me iniciale K. L., e kanë goditur me mjete të forta.

Ata i kanë shkaktuar dëme trupore 65 vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmës e nevojshme mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?