Policia e Tiranës

Kronikë

Sherr për një borxh, 30-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Paskuqan! Shpallet në kërkim

7 Korrik, 09:46| Përditesimi: 7 Korrik, 16:22

  • Share

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan.

I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.

Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30-vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija”, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës shtetasit E. Q., 27 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, vëllezër. Vëllezërit ndodhen në spital, jashtë rrezikut", njoftoi policia, po pa specifikuar lidhjet mes tyre.

Uniformat blu sqaruan se po punojnë për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 07/07/2025 12:26

    Bravo, gjakun uje bejeni! Debila.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?