Moment nga konflikti mes të rinjve

Kronikë

Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit! Report Tv siguron foto nga momenti i përplasjes (EMRI)

29 Mars, 08:47| Përditesimi: 29 Mars, 13:36

  • Share

TIRANE- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 29 vjeçarit dje në Kamëz. Shkak? Sherri për parkimin.

Në kërkim është shpallur 23-vjeçarin Emanuel Buci, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në Kamëz, kur Mikel Xhetani u konfliktua me autorin në afërsi të një banke për një vend parkimi.

Hetimet e shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 dhe Prokurorinë, bënë të mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e plagosjes në Kamëz ku autori dhe i plagosuri i u konfliktuan. Në foto të siguruara nga Report Tv duket momenti që autori del nga garazhdi dhe pas përplasjes me të riun nxjerr pistoletën dhe e plagos në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?