Foto ilustrim

Kronikë

Sherr për parakalimin, qëllohet me armë makina në autostradën Durrës-Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit (EMRAT)

4 Gusht, 11:46| Përditesimi: 4 Gusht, 11:48

  • Share

Një sherr për parakalimin e makinave ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht.

Në konflikt u përfshinë 3 persona. Sipas Policisë së Durrësit, u qëllua me armë makina me të cilën udhëtonte 35-vjeçari L.Sh. Nga të shtënat mbeti i lënduar shoferi 35-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar si autorë dy vëllezër, Emiljano dhe Elton Domi, 46 dhe 40 vjeç.

Konflikti nisi pas një debati verbal për parakalimin me automjet.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?