Një efektiv policie në Tropojë është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij, pas një konflikti për pronën mes tyre. Sherri ndodhi kur polici ishte jashtë detyre dhe se nuk kishte lidhje me detyrën e tij, por për çështje pronësie.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në orën në 14:30, në fshatin Bujan, ku shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë. Polici i plagosur fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.
Policia është në kërkim të autorit që plagosi policin, ndërsa bijoj në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Duhet të largohen të gjith ata që jan RRITUR me sistemin e PAR duhen brezat të rinj që jan rritur në demokraci dhe jan me m iden demokracis
Përgjigju