Foto ilustruese

Sherr për zjarrin mes fqinjëve, babë e bir mbetën të plagosur! Në pranga autori 39-vjeçar (EMRAT)

20 Korrik 2022, 13:58| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 13:59

  • Share

FIER- Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar në plagosjen e babait dhe djalit të tij. Ngjarja ndodhi në Qënas të Fierit. Bëhet fjalë për Haxhi dhe Aleks Balla, 77 dhe 53 vjeç.

Ata  janë plagosur me mjet prerës nga 39-vjeçari Armando Borici. Ky i fundit u arrestua pas krimit. Babë e bir ndodhen aktualisht në spitalin e Fierit.

Sherri kishte nisur pas zjarrit që kishte ndezur një prej familjeve ndërsa familja tjetër fqinje ka reaguar ishte bezdisur nga tymi. Kaq mjaftoi që të niste përleshja mes dy familjeve, duke përdorur edhe thikën.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?