Foto ilustruese

Kronikë

'Kalon me makinë te toka ime'/ 44-vjeçari plagos me thikë kushëririn pas sherrit për pronën në Kashar (EMRI)

28 Tetor 2019, 09:19| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 10:43

  • Share

TIRANE- Efektivë të komisariatit 6 kanë vënë në pranga 44 vjeçarin Rezeart Hoxha, pasi pas një sheri për pronën ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, K.Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kodër Kashar 2, kur teksa dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për çështjen e tokës.

Burime pranë policisë sqaruan se i arrestuari Rezeart Hoxha pretendonte se kushëriri i tij 36 vjeç, kalonte me makinë në rrugën që ishte ndërtuar në tokën e tij. Të njëjtin qëndrim, Hoxha e ka mbahtur edhe para uniformave blu.

Në sherr e sipër, 44 vjeçari Hoxha e ka qëlluar kushëririn e tij me një mjet prerës, ndërsa 36 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga Rezeart Hoxhën, mbi të cilin rëndon akuza “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Komento

Komente

  • Kafsha: 28/10/2019 10:55

    Na mbytën fshatarët !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?