Donald Veshaj dhe Luana Vjollca

‘Sherr’ virtual mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt për klikime, ndërhyn edhe Beatrix Ramosaj

15 Nëntor 2022, 07:26| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 07:28

  • Share

Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

Klikimet e Luanës kanë arritur në shifra rekord që me puntatën e parë, ndaj falënderonte ndjekësit. Por ironisë së Donaldit, ajo zgjedh t’i kundërpërgjigjet me një postim në Instagram.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi ajo në një postim.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?