Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin

23 Gusht, 09:13| Përditesimi: 23 Gusht, 14:33

  • Share

TIRANË- E motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi dje në një aksident në rrethrrotullimin e TEG në Tiranë, përplasje e cila më pas solli një përplasje të dhunshme mes 4 të rinjve. Futbollisti Barjamaj 26 vjeç, është shpallur në kërkim, Fatjon Dauti 29 vjeç u arrestua në spital, ndërsa në kërkim është edhe kunati i futbollistit, Isuf Lika 24 vjeç, si edhe miku i Dautit, Adem Noreci, 29 vjeç.

‘Molla’ e sherrit pasditen e djeshme mes 4 të fortëve është bërë ky aksident i shkaktuar nga motra e Barjamajt. Ajo ka qenë duke lëvizur me makinë kur është përplasur me dy mjete të tjera, njëri po drejtohej nga një vajzë dhe mjeti tjetër që u përplas ishte një Audi A8 luksoz, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.

Dinamika e ngjarjes merr tjetër rrjedhë, pasi fillimisht u raportua për një aksident mes dy vajzave, por burime sqarojnë për Shqiptarja.com që e motra e futbollistit ka përplasur edhe mjetin e Dautit. Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën, edhe pse në fakt ishte një përplasje e lehtë dhe me dëme shumë të vogla materiale.

Pas debateve me Dautin, vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij. Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, dyshohet se futbollisti dhe kunati i tij, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit.

Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri. Në vendngjarje është gjetur një armë, që sipas policisë i përkiste Dautit dhe mikut të tij. Gjatë kontrollit fizik, Dautit i është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërkohë, sulmuesi i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit, pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. 26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.

Emrat e të rinjve që u përfshinë në sherr
Fatjon Dauti 29 vjeç banues në Krume (I arrestuar)
Adem Noreci 29 vjeç, banues në Tiranës (Në kërkim)
Marjo Barjamaj 26 vjeç banues në Tiranës (Në kërkim)
Isuf Lika 24 vjeç banues në Domje (Në kërkim)

Ora 10:44
Si plasi sherri në Tiranë, motra e futbollistit të Laçit përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit! Thërret në ndihmë vëllanë e burrin (DINAMIKA)

 

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin detaje të reja nga sherri mes të ‘fortëve’ në Tiranë. Sherri ka nisur pas një aksidenti që ka shkaktuar motra e futbollistit të Laçit, Mario Barjamaj. Ajo është përplasur me dy automjete, njëri prej të cilit drejtohej nga Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte një mjet luksoz, Audi A8 me targa angleze.

Pas aksidentit, Duati ka debatuar me motrën e futbollistit. Kjo e fundit ka thirrur në ndihmë të vëllanë dhe bashkëshortin Isuf Lika. Më pas ka plasur sherri me sende të forta, që çoi në plagosjen e Dautit.

Ora 10:10
FOTO/ Nga titullar në fushë të hënën te sherri mes të ‘fortëve’ për gërvishtjen e makinës, shpallet në kërkim futbollisti i Laçit

1724400303_mariobarjamaj.jpg

Futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj, në kërkim

Nga titullar në fushë në ndeshjen e së hënës, futbollisti i Laçit Mario Barjamaj ka përfunduar në kërkim nga Policia e Tiranës. Bajramaj 26 vjeç, është përfshirë në sherrin e dhunshëm mes grupit të të ‘fortëve’ në Tiranë, pas një aksidenti që pësuan dy vajza me makina luksoze.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Barjamaj është shpallur në kërkim. Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës.

26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Fatjon Dauti, 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve Adem Noreci, 29 vjeç, banues në Tiranë, Mario Barjamaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi Fatjon Dauti, me shtetasin Adem Noreci, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Mario Barjamaj, dhe Isuf Lika.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe Adem Noreci. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit Fatjon Dauti, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kruma: 23/08/2024 17:30

    Ky Fatjoni ka fat lushnjari

    Përgjigju
  • Daniel: 23/08/2024 15:28

    Po cfare faji ka futbollisti?ka shkuar per te mbrojtur motren nga dy hashashxhinj qe po i benin sherr per nje gervishje makine.Edhe une po te Isha do veproja ne te njejten menyre.Ca ka per te forte ketu?e ka zene halli te shkretin.

    Përgjigju
  • Iliri: 23/08/2024 12:57

    Unë nuk arrij ta kuptoj ende se ne 2024-ën,vriten e priten shqipëtarët për një gërvishtje makine? O shqipeeeeeeeee përse i paguani siguracionet?

    Përgjigju
    • Turi: 23/08/2024 16:05

      Ktyre kokshtypurve shtazarake u duhet sigurazion per trute e jo per makinat.

  • Alb-Turist: 23/08/2024 12:24

    Tiranes i duhet nje kopesht zoologjik me i madh. Me poligon qitje dhe hapsira parkimi per kafshet. Mundesisht te futen edhe deputetet brenda bashke me vipat dhe rripat. Ju faleminderit!

    Përgjigju
  • alma tirane: 23/08/2024 11:17

    malokëria ka mbytur tironen

    Përgjigju
    • Labi: 23/08/2024 17:24

      O Alma na e futët njëherë me këtë muhabetin e malokëve. Dëbuam Berishën, ja futëm vetes

  • Perseritja: 23/08/2024 11:06

    Nuk mund te digjet furbollisti per dike qe e ka te perseritur sherret me media! Kur preket futbollli nderhyn federata !

    Përgjigju
    • Real: 23/08/2024 19:32

      Per cfare duhet te nderhyje fedarata o kastravec? Me cfare tagri? Pastaj ky futbollisti nuk bridhka me top pas makines por me shkop beisballi qe konsiderohet armw e ftohte. Po sikur ky legeni nga kruma e hasit te perdorte armen qe kishte pa leje? Duhej lajmeruar policia dhe gjente Daut Noken aty me arme dhe droge. Kjo do ishte gje e zgjuar.

  • Vlora: 23/08/2024 10:26

    Ky po qe eshte lajm…

    Përgjigju
  • Tafa: 23/08/2024 10:23

    Burgut të Shënkollit i kishte munguar një futbollist dhe sapo e gjeten! tani kampionati fillon me plotësimin e njëbëdhetëshës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?