Sherri gjatë derbit Partizani-Tirana, u plagosën 3 persona! Policia arrestoi 2 tifozë, nën hetim 14 të tjerë (VIDEO)

22 Janar 2021, 09:41| Përditesimi: 22 Janar 2021, 16:51

  • Share

ELBASAN –  Ka degjeneruar  në dhunë mes tifozeve situata në Elbasan në ndeshjen Partizani- Tirana. Si pasojë e përplasjes mes tyre kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona , 2 persona janë arrestuar dhe 14 të tjerë janë nën hetim.

Ndërkohë janë thyer xhamat e dy lokaleve në Elbasan. Një në afërsi të stadiumit dhe tjetri afër  qendrës se qytetit. Tifozët e Partizanit pas konfliktit të parë pranë stadiumit u ndoqën deri në qendër nga policia.

Pasi kanë parë një grup tifozësh të Tiranës, aty i kanë dhunuar ata duke i shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme biznesin. Fasada e jashtme prej xhami, televizorë, tavolina dhe karrige u dëmtuan nga grupi i tofozëve, ç’ka ka sjellë edhe reagimin e pronarit të lokalit, i cili dënoi dhunën në pronën e tij.

Pronari i lokalit Astrit Mahmuti thotë se dëmi është i konsiderueshëm dhe kap një vlerë prej 300 mijë lekësh të reja. Ai kërkon zgjidhje nga organet kompetente.

Në deklaratën për shtyp policia njoftoi arrestimin e dy personave. Përkatësisht të Stiven Vojka, 28 vjec dhe Kevi Beqiraj 19 vjec për plagosjen e tre personave dhe dhunimin e dy bizneseve. Një ditë më pas dëmet në biznese janë të dukshme.

Lokali në qendër të qytetit ka nisur punën, ndonëse pa fasadë jashtë dhe pa televizorë. Për pronarin e lokalit i cili si për ironi të fatit është arbitër i federatës Shqiptare të Futbollit ngjarja është e rëndë dhe dëmi i madh. Teksa rishpjegon edhe njëherë se cfarë ndodhi një natë më parë Astrit Mahmuti kërkon të dëmshpërblehet.

Derbi kryeqytetas u mbyll 1-0 në favor të Partizanit, ndërsa tensioni i nisur jashtë u ndje edhe në tribunë.

Ora 13:26
Iu dëmtua lokali gjatë sherrit mes tifozëve të Partizanit e Tiranës, pronari: Dua dëmshpërblim, dëmi 300 mijë lekë të reja (VIDEO)

Pronari i lokalit i cili u dëmtua përplasja e mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës, Astrit Mahmuti shprehet për Report Tv se dëmet janë të shumta. Teksa kërkon dëmshpërblim, Mahmuti shprehet se dëmi shkon në vlerën 300 mijë lekë të reja.

“Për dëmin erdhën organet kompetente, morën një procesverbal. Kishin ndaluar dy tifozë por janë pak pasi ishin 70-80 veta. Dëmi që është bërë si biznes është i madh, nuk e di se ku e gjej zgjidhjen. Pjesa më e rëndësishme është që ne nuk duhet tja marrim jetën njëri-tjetrit. Sporti bashkon, nuk ndan. Familja është tronditur jashtëzakonisht, kam qenë me nusen dhe fëmijët, dëmi përllogaritet rreth 300 mijë lekë të reja. Këto duan të imitojnë huliganët e huaj. Jam i shqetësuar shumë. Unë kërkoj që të jepet fund këtyre sjelljeve, dënimi të jetë maksimal. Ata janë rrahur barbarisht” – tha Mahmuti.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?