Sociologu Gëzim Tushi foli në Report Tv lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Fier, ku pronarë e punonjës të 2 agjencive funerale u rrahën me shkopinj bejsbolli për ‘klientët e vdekur’.
“Krimi në shoqërinë shqiptare ka agravuar në përmasa të jashtëzakonshme. Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë që agjencitë funerale të bien në konflikte për shkak të rivaliteteve mes tyre. Krimi ka nxjerrë dhëmbët sheshit ka prekur çdo lloj moshe”, tha Tushi teksa theksoi se njerëzit janë bërë më gjakftohtë.
Më tej Tushi theksoi se këta njerëz të prirur drejt krimit janë njerëzit që ne shoqërohemi çdo ditë.
“Kemi të bëjmë me një specie të veçantë kriminale që po rriten në gjirin tonë, dhe nuk janë të huajt, por janë vëllezërit, prindërit tanë. Ne na janë dobësuar institucionet e edukimit, shkolla, familja dhe kjo është alarmante. Sepse kafshën nga njeriu e dallon edukimi. Nuk ka një mënyrë si ta ndalojmë këtë lloj njeriu që plagos me shkop bejsbolli”, theksoi sociologu.
Në fund Tushi nënvizoi se një nga hallkat që mund ta parandalojë krimin është familja.
“Hallka që mund të parandalojë krimin është familja. Nëse ne kemi këto plagë sociale sot vijnë nga dobësimi i punës edukative të familjes, në vend që të rrisim qytetarin e ardhshëm formojmë kriminelin e ardhshëm”, përfundoi Tushi.
Komente

Edukimi fillon nga familja! Cila familje,cilet prinder,ata qe kapen duke bere te njejtin krim si femijet,apo me femijet,apo ata qe justifikojne femijet,apo i quajne /engjej/ edhe kur jane djaj?! Sa per keta te funeralit,nuk e ka fajin familja,kaq dinin,kaq bene.Per keta te fundit duhet thene ajo shprehja e Krishtit:/Fali Zot se s'dine cfare bejne!/Kaq dine keta te shkrete,kane hapur nje biznes te njejte, ne nje qytet te vogel dhe nuk besoj se kane ndonje edukim shkollor per administrim e marketing.Te vetmen menyre qe dine t'a zgjidhin konkurencen mes tyre eshte permes dajakut sot e ndonje kallepi tritol neser dhe edukimi familjar nuk hyn fare ketu.
Përgjigju