Sociale

Sherri i mësueseve tek Çajupi, ministrja e Arsimit viziton gjimnazin: Këtu kanë spikatur talente, diskutuam si të garantojmë mbarëvajtje në proceset e shkollës

16 Tetor 2021, 09:53| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 11:01

  • Share

Vetëm pak ditë pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi para shkollës ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë, ku dy mësuese, të cilat kishin marrë edhe të afërm të tyre, u përfshinë në një sherr ku u përdor edhe armë, në këtë gjimnaz ka qenë e pranishme ministrja Evis Kushi.

Ministrja e Arsimit shkruan se ky gjimnaz ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë. Kushi thekson më tej se është biseduar gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës.

‘Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë. Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit "Andon Zako Çajupi" në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë. Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës".’- shkruan Kushi.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi pranë shkollës 'Çajupi', më 11 tetor, ku dy mësueset, Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr, nga ku mbetën të plagosur me sende të forta 4 persona, njëri prej të cilëve  E.K 32 vjeç i cili për shkak të plagëve të marra u dërgua në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besa.: 18/10/2021 14:55

    Hajdeni shikoni shkollat ne Vlore njesoj si Cajupi.Drejtoresha e ZVA Alma Bakiu vjen pin kafen me servilet e saj se i duket vetja pronare.Vaj medet arsimi thuaj

    Përgjigju
  • Talenti: 16/10/2021 13:12

    Hahahah... ka 30 vjet qe njihet shkolla Çajupi! Perveç Çajupit te vertete qe mban emrin shkolla, Aty kane dale vetem problematike dhe kontigjent, Njihet si shkolla me problematike ne Tirane.

    Përgjigju
  • Aliu: 16/10/2021 11:02

    Sa te qeshur dhe te lumtur dalin ne foto keta. Thua ti, me te ndershem e me te ditur se keta nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?