Foto ilustruese

Kronikë

Sherri i të miturve në Maliq / Policia merr në hetim 14-vjeçarin, autorin e plagosjes

17 Maj, 11:03| Përditesimi: 17 Maj, 11:06

  • Share

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras, ku një 14-vjeçar ka dëmtuar me thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.

Policia bën me dije se është marrë në hetim penalisht 14-vjeçari, autor i plagosjes.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". -thuhet në njoftimin e policisë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?