Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia

Sherri kthehet në tragjedi/ 59-vjeçari shqiptar sulmon banesën e fqinjit me buldozer, italiani e vret me armë gjahu (FOTO)

6 Janar 2023, 14:39| Përditesimi: 6 Janar 2023, 22:11

  • Share

Një konflikt i agravuar mes fqinjëve përfundoi në tragjedi në San Polo, një fshat i Arezzo në Itali. Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka tentuar të ‘sulmojë’ me buldozer shtëpinë e fqinjit, duke i shkaktuar dëme të rënda strukturore dhe duke dëmtuar disa makina në pronësi të fqinjit.

Sipas mediave Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë nga fqinji i tij, ndërsa  autori i ngjarjes së rëndë, është identifikuar Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Ky i fundit e ka qëlluar me çifte gjahu duke e lënë të vdekur. 53-vjeçari italian është arrestuar nga policia për vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë së tij dhe arma ishte me leje.

Mësohet se rreth orës 20:30, moment kur 59-vjeçari shqiptar po ngiste buldozierin dhe po i dëmtonte shtëpinë, të paktën pesë të shtëna janë dëgjuar nga banesa e italianit, 4 prej të cilave përfunduan në trupin e 57-vjeçarit nga Shqipëria.

Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan. Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar hetimet mjeko-ligjore të rastit të cilat do të kryhen në ditët në vijim në mjekësinë ligjore të spitalit të Sienës. Në vendngjarje kanë qenë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndalur motorin e buldozerit, i cili ka mbetur i ndezur dhe ka detyruar njerëzit të largohen nga banesat e tyre. I arrestuari është dërguar në burgun e Arezzo-s.

Ora 21:59
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra nga fqinji në Itali pasi i dëmtoi shtëpinë me ekskavator

Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e autorit të ngjarjes së rëndë, i cili është Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Gëzim Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator.

Famulltari i zonës, Don Natale Gabrielli tregon për mediat italiane se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje. 

“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, thotë ai.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa fat: 07/01/2023 11:06

    Kjo eshte “liria” e pakices shqiptare qe shkaterrun Shqiperine dhe e kthyn kete vend ne anarshi totale ne emer te lirise e demokracise dhe me proverbin “toke e xanun” i kane hyre Europes. Cfar fatkeqesie per ne si popull,qe po na e nxijne faqen cdo dite neper bote ,se ne Shqiperi bejne ligjin.

    Përgjigju
  • Pse...: 07/01/2023 09:44

    Fajin e ka Vojo Kushi.

    Përgjigju
  • Meri: 07/01/2023 09:36

    Idjotsia jon ka arritur kulmin,edhe kjo sishte degjuar ndonjiher.Kēta tipa kërkojnë të bēinë të fortin,ashtu siç bēinë në shqipëri,kërkoinë të bëjnë edhe nëpër botë.Kushdo që të ishte në vënd të italianit,do të kishte bēr të njëjtën gjë.

    Përgjigju
  • Fshati: 06/01/2023 23:11

    A e kane kuptuar italian cfare kane bere me operacionin Pelikan ?

    Përgjigju
    • Emigranti: 07/01/2023 08:25

      Bene te pasur Fatos Nanon.

  • Sokrati: 06/01/2023 19:30

    Te vjen keq per nje jete njerezore ...por kur njeriu kthehet ne kafshe dhe nuk i punon truri fare ...vetem plumbing eshte zgjidhja qe ta shpetosh edhe ate nga cmenduria e tij dhe demeter qe zgjedh.. kjo lloj cmendurie shtazarake eshte e zakonshme tek ne... e cfare duhet te bente Italiani??! Te shihte kete te cmendurin tone ti prishte shtepine dhecti vriste familjaret ??!!

    Përgjigju
  • gas: 06/01/2023 16:18

    me buldozer, o zot cfar rrace jemi

    Përgjigju
    • O gas: 06/01/2023 23:26

      Jemi rrace k..i

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?