Deputeti socialist Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur në Palasë, ku disa persona janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal në një resort luksoz. Ai i bën thirrje autoriteteve policore që të pastrojnë mjedisin publik nga këta persona.
Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë “VIP-a”, në fakt janë llumi i shoqërisë, që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.
Deputeti socialist nëvizon se 'sundimi i ligjit' nuk është vetëm dy llafe goje, por më tepër se kaq.
“E para – pastroni mjedisin publik nga keta. Keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por per te treguar e imponuar statusin e tyre – VIPllekun; keta dhe ato bashke me keta. Ambientet tona nuk mund te jene ambjentet e ketyre, nuk mund te jemi bashke kurre!
E dyta – pastroni sektorin e sherbimeve nga ky model biznesi, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone;
E treta – shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e politikaneve; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? Keta pa para nuk jane asgje, hic, zero”, shkruan ndër të tjera deputeti socialist në Facebook.
Erion Braçe i bën thirrje qeverisë “Merruni nje here te vetme seriozisht me keta, jo vetem kurr rrihen ne publik! Ështe gjeja me e thjeshte e mundshme: keta nuk duhet te kene vend ne mjedisin publik!”
O Brace po ai llumi jan pronaret e resorteve
PërgjigjuBrace,behu realist,nuk guxon te pastroje policia jone /llumin/ qe thyen mbi koka shishe shampanje!
Përgjigju