Rois dhe Ndriçim Babasi

Sherri me armë e thika në lokalin në ish-bllok mes djemve të oligarkëve! Nga plagosja e truprojës ish-polic, tek arrestimi i djalit të ish-deputetit

18 Korrik 2020, 11:54| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 15:06

  • Share

Një sherr në zonën e ish-bllokut në Tiranë mes djemve biznesmenësh, deputetësh e ish-deputetësh, përfundoi me dy të plagosur. Report Tv mëosn detaje ekskluzive nga ngjarja e mesnatës së 16 korrikut ku në pranga ra Rois Babasi, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. 25-vjeçari ishte në shoqërinë e M.D, djali i deputetit socialit T.D, të cilët janë konfliktuar me F.H, djalin e një biznesmeni, I.H.

Djemtë e oligarkëve kanë qenë në ambientet e një lokali në ish-bllok dhe janë përplasur me njëri-tjetrin  si pasojë e një konflikti më të hershëm mes tyre për motive të dobëta, që mesa duket nuk është mbyllur me aq. Rois Babasi mbeti edhe vetë i plagosur me thikë në dorë, ku ndodhet në gjendje arresti në ambiente spitalore.

Po në masë arresti është edhe G.Bushaj, ish efektiv policie, që momentalisht punon si polic privat dhe që natën e ngjarjes, shërbente si bodigardi personal i F.H, djalit të biznesmenit. Bushaj mbeti i plagosur me armë zjarri nga shoku i Rois Babasit dhe djalit të deputetit socialist, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa truproja i djalit të biznesmenit akuzohet nga policia dhe prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” të Rois Babasit. Deri në këtë fazë të hetimit Rois Babasi konsiderohet person i dëmtuar, pasi nuk ka qëlluar me armë.

Foto nga vendngjarja

Sot në ambientet e spitalit Rois Babasit i është komunikuar nga gjyqtari masa e arrestit me burg për 10 ditë nga 40 që kërkoi prokurori. Por pavarësisht masës, djali i ish-deputetit duket se nuk do të shkojë në qeli, pasi do të vijojë që të mjekohet në spital në ditët në vijim, pasi ka një plagë në krah të shkaktuar nga goditja me thikë.

 “Shqiptarja.com” nëpërmjet burimeve pranë komisariatit nr.2 në Tiranë, ka arritur të shikojë me imtësi pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, pamje të cilat japin një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur brenda në lokal. Duke ju referuar këtyre pamjeve filmike, dallohet qartë se mes disa personave që përbëhen nga dy grupe të rinj, ka ndodhur fillimisht një konflikt fizik dhe më pas protagonistët kanë përdorur thika dhe pistoleta.

Njeriu që shfaqet në pamjet filmike me thikë në dorë dhe që qëllon drejt Rois Babasit, është bodigardi i F.H, G.Bushaj. Babasi merr një plagë në krahë dhe sapo Bushaj bën tentativën e dytë për ta sulmuar me thikë Babasin, ai është qëlluar vetëm njëherë të vetme në këmbë, nga një person tjetër që shfaqet shumë shpejt në rrezen e kamerës që ka filmuar ngjarjen.

Ky person ka shtënë vetëm një herë dhe ka plagosur Bushaj në këmbë, i cili më pas është rrëzuar dhe gjatë rrëzimit, duket që i bie dhe thika, me të cilën vetëm pak sekonda para, kishte qëlluar Roan Babasin. Pas krismës së pistoletës të gjithë personat largohen, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie, e cila ka sekuestruar një thikë dhe një gëzhojë pistolete.

Në polici janë shoqëruar protagonistët e këtij konflikti, mes tyre Rois Babasi dhe F.H, djali i biznesmenit. Ndërsa djali i deputetit socialist, nuk është shoqëruar në polici për t’u pyetur për shkak se uniformat blu nuk mundën ta gjenin.

Pjesa më e madhe e personave që janë pyetur në polici, kanë dëshmuar se autor i plagosjes ka qenë Rois Babasi, por pas verifikimit të pamjeve filmike ka rezultuar se njeriu që ka qëlluar me armë drejt G.Bushaj është një person tjetër i shpallur në kërkim dhe personi që ka qëlluar me thikë në drejtim të Roan Babasit, është ish-polici G.Bushaj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermela: 19/07/2020 19:30

    Fismidhjet e kan ba bllokun si arene, nuk guxon me shku diku se gjen veç motra me makina tshtrejta e pitbulla ntimon.

    Përgjigju
  • Klara: 19/07/2020 19:19

    Te votoja ne kohe covid, me 100 te infektuar te deklaruar ne dite??? Jo faleminderit!

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/07/2020 19:10

    Nuk kam asnje gje me asnje nga keta te kateret. Po ju o medja plehra kur eshte ndonje njeri i thjesht i gjeni dhe fotot e te afermeve nderse ktij “ kolegut tuaj” dhe inicialet mezi ja nxirrni.

    Përgjigju
  • Loshi: 19/07/2020 09:54

    Po dolennnn eeee , gjykatesve dhe prokurorit qe kerkon 40 dite arrest motrat ku ti kene legena su ngopet me leke... Po te ishin hallexhinj pa 5 vjet burg sdo dilnit o popull.... ju gjykat e prokur sdoni Enverin Po ju Mehmeti ju vinte hakut....pisa armembajte pa leje/ tentative vrasje dhe kerkon prokurori 40 dite mase sigurie hahahhaha

    Përgjigju
  • Dum dapi: 19/07/2020 08:19

    Ky Bushaj nga Shkodra eshte ??

    Përgjigju
  • Cimi dhe Tomi: 18/07/2020 23:51

    Vetem vdekja e ketyre gjallesave parazitare me rrjeta merimangash ne tru mund te na shpetoje!

    Përgjigju
  • shqip: 18/07/2020 23:17

    Dikur thoja si e ka mbajtur Enveri 50 vite popullin e shtypur por pastaj kuptoja izolimi, propoganda, terrori dhe e kuptoj. por sot gjithe ky informim e kjo liri po prap te shtypur atehere qenkemi popull kar.

    Përgjigju
  • Boli: 18/07/2020 21:03

    Esht prisht cdo gje sa hyni loku ne tr qe sdin te flasin shqip

    Përgjigju
  • Ben: 18/07/2020 18:55

    Djali i Tom Doshit eshte ai tjetri.Toma me Babasin jane ortake,po ndertojne bashke,ne bllok,ish bari i Rovenes,dhe djemte e tyre,jane shoke,jane te dy dru me pre,super idiote.Injorante me themel,nuk e leshojne vendin e pare,nuk te zhgenjejne.Kete histori kane,prishin pare dhe ngatarrohen,baballaret paguajne,drejtesia merr paret,keto dalin nga burgu dhe pas ca kohesh perseri replay.Shqiperi hesapi.

    Përgjigju
    • Saimir: 18/07/2020 20:12

      fshatar pisa

  • Ariu: 18/07/2020 15:57

    Plehrat. Ju qifte Enver Hoxha rracen .

    Përgjigju
  • vjeshta: 18/07/2020 14:32

    Rois,është emër apo pasthirrmë?!

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 19/07/2020 21:14

      Eshte emer kafshet

  • Cubi: 18/07/2020 13:26

    Bem baba te te ngjaj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Talo: 19/07/2020 14:47

      Me rop shpie i ke vu kapakun me ket koment ska nevoje per mo shum

  • Djemte e kapobandave politike: 18/07/2020 12:26

    Parja e psite e grumbulluar eshte si C4 eksploziv dhe do shpertheje se ska si te jete ndryshe, keta pinjolle qe fshijne bythen me para, ne kete menyre do u vije fundi dhe te pastrohen halet nga keta halabake te pjerdhur qe nuk kane as kulturen me minimale pervecse diplomave te blera nga gjaku i popullit

    Përgjigju
  • Miku: 18/07/2020 12:16

    Te gjithe e dime qe do vinte kjo dite I larguan shqiptaret e varfer dhe te drejte qe aty ata parazitet e fryre nga korrupsioni..tani kelyshet e tyre Sdine me ke do merren e do hane kokat e njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?