Foto ilustruese

Kronikë

Sherri me dy të plagosur në Pogradec, 6 persona në pranga

22 Qershor, 13:09| Përditesimi: 22 Qershor, 13:14

  • Share

Pogradec- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy shtetas mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në ambientet e një lokali, ku disa persona u përfshinë në një sherr fizik për motive të dobëta, duke përdorur edhe sende të forta.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe  ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç,  për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje", " Shkatërrimi i pronës", dhe "Prishja e qetësisë publike"”, informoi sot policia.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?